Reagimi i Ronaldinhos pas takimit emocional me Messin

PUBLIKUAR

Ronaldinho është shprehur shumë i lumtur që miku i tij, Lionel Messi, tani luan për klubin në të cilin ai e kishte nisur karrierën evropiane në futboll, Paris Saint-Germain.

Messi i dha një përqafim të fortë Ronaldinhos para një ndeshjeje të Paris Saint-Germainit kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve këtë muaj, raporton Gazeta Express.

Messi dhe Ronaldinho u takuan në stadiumin Parc des Princes në Paris për pak çaste, kur argjentinasi po ngrohej para takimit kundër ekipit gjerman.

Ishte një përqafim shumë emocional mes tyre dhe Messi u duk tejet i lumtur që e takoi ish-bashkëlojtarin dhe mësuesin e vet te Barcelona.

Ronaldinho, ish-lojtar i PSG-së, ishte në tribunën e stadiumit të Parisit për ta parë Messin duke shënuar dy gola në fitoren e vështirë 3:2 të PSG-së kundër Leipzig.

“Jam shumë i lumtur që e shoh atë në klubin ku e nisa karrierën në Evropë”, tha Ronaldinho.

Ronaldinho shkoi pastaj edhe në zhveshtoren e PSG-së për ta takuar sërish Messin.

“Është diçka që nuk kam menduar se do të ndodhte ndonjëherë. Isha i bindur se ai do ta mbaronte karrierën në Barcelonë”

“Kur shkova në Barcelonë, flitej për një djalosh shumë të mirë. Pasi u stërvitëm së bashku, e kuptova që kjo ishte e vërtetë. Në çdo ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore, ai ishte diçka tjetër. Ai u bë mik i vërtetë i imi”, shtoi ai.

Messi e kishte shënuar golin e parë profesional në karrierë pikërisht pasi ishte shërbyer nga Ronaldinho më 2005, para se të luante për tri vite e gjysmë me brazilianin në Camp Nou. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...