Reagimi i radhës nga NATO për ushtrinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Zyrtarë nga NATO-ja në një përgjigje dhënë “Zërit” kanë deklaruar se ata e mbështesin transformimin e FSK-së nën mandatin e saj, por jo edhe nëse kjo gjë ndërron.
“Pozicioni i NATO-s është i qartë: NATO-ja mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual. Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale dhe një burim stabiliteti rajonal”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje në përgjigjen e NATO-s thuhet se nëse i ndërrohet mandati FSK-së, atëherë do ta rishqyrtojnë edhe angazhimin e tyre në Kosovë.  “Nëse ky mandat evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhej ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Është e rëndësishme që çdo iniciativë në lidhje me mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të konsultohet plotësisht me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe me aleatët e NATO-s. NATO-ja mbetet e angazhuar për sigurinë dhe për stabilitetin e Kosovës përmes KFOR-it, operacionit tonë më të gjatë”, thuhet në këtë përgjigje. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...