Reagimi i Neymarit kur pyetet se a do të kthehet në Barcelonë

PUBLIKUAR

Neymar i ka injoruar pyetjet për kthimin e tij të mundshëm në Barcelonë, gjatë një vizite në Spanjë për ta parë turneun e tenisit, Davis Cup.

Sulmuesi brazilian e vizitoi Spanjën të mërkurën pasi mori ftesë nga miku i vet, Gerard Pique, për ta përcjellë Davis Cup, transmeton Gazeta Express.

Gazetari i “El Chiringuito” i bëri një seri pyetjesh yllit të Paris Saint-Germainit pas zbarkimit të tij në aeroport.

Pyetja e parë të cilës iu përgjigj braziliani ishte rreth lëndimit. Neymar tha se ndihet mirë fizikisht për të luajtur kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme, në një ndeshje të rëndësishme për vendin e parë në Grupin A.

Ai u pyet edhe për kthimin e mundshëm në Barçë, pyetje të cilën e injoroi duke thënë se për të flitet gjithmonë në media. /Gazeta Express/

El Chiringuito TV

✔@elchiringuitotv

🚨INFORMACIÓN de @10JoseAlvarez.

“El PSG NO ha ofrecido RENOVAR a NEYMAR”.

View image on Twitter

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...