Reagimi i Neymarit dhe Mbappes pas humbjes në finale të Champions

PUBLIKUAR

Yjet e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar, i kanë zgjedhur rrjetet sociale për ta uruar gjigantin gjerman Bayern Munich për triumfin në finale të Ligës së Kampionëve kundër klubit të tyre.

Bayern Munich e mposhti 1:0 PSG-në në finalen e së dielës në Lisbonë, falë golit të Kingsly Coman në fillim të pjesës së dytë, duke e siguruar trofeun e gjashtë evropian dhe e kompletoi tripletën për herë të dytë në histori të klubit, transmeton Gazeta Express.

Në një ndeshje goxha të barabartë, goli i Coman ishte dallimi i vetëm mbrëmjen e së dielës, ku Bayerni u bë klubi i parë që e fiton trofeun më të çmuar evropian për klube duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Parisienët nuk ishin në gjendje ta gjenin një mënyrë për ta mposhtur Manuel Neuerin, i cili ua mohoi golat Neymarit dhe Mbappes.

Neymari e uroi Bayernin dhe këmbënguli se skuadra e tij dha gjithçka nga vetja.

“Të humbësh është pjesë e sportit, ne bëmë shumë përpjekje, luftuan deri në fund”, shkroi Neymar në Twitter.

“Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë. Urime Bayernit”, shtoi ai.

Ndërsa, Mbappe e pranoi rezultatin dhe i uroi kundërshtarët gjermanë.

“Jam i zhgënjyer që nuk e përfunduam sezonin me çmimin me të mirë, por kështu është jeta. Ne luftuam me të gjitha forcat sonte. Urime Bayernit. Faleminderit shumë për përkrahjen”, shkroi Mbappe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...