Reagimi i Messit pasi Argjentina e siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Lionel Messi ka thënë se ndihet mirë dhe shpreson ta përfundojë vitin 2021 sa më mirë, megjithëse e pranon se nuk ndihet plotësisht mirë fizikisht, pas barazimit të Argjentinës 0:0 kundër Brazilit të martën.

Argjentina e siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022, pasi një pikë nga barazimi pa gola me Brazilin i mjaftoi falë disfatave të Kilit dhe Uruguait.

Kampionia e Amerikës Jugore iu fut ndeshjes kundër rivalit të përbetuar e vetëdijshme se një fitore do t’i mjaftonte për ta siguruar biletën, por se një barazim mund t’i kryente punë, raporton Gazeta Express.

Humbja e Kilit 2:0 në shtëpi kundër Ekuadorit dhe disfata e Uruguait 3:0 ndaj Bolivisë, e dërguan Argjentinën në Katar.

Messi luajti titullar, pasi u riaftësua nga lëndimet në gju dhe kofshe si pasojë e të cilave mungojë rreth tri javë për PSG-në.

“Ne gjithmonë e dinim se mund të fitonim. Ishim të bindur që nga fillimi, u përpoqëm ta bëjmë lojën tonë por me raste nuk ia dolëm. Por e rëndësishme është se ne nuk humbëm. Po rritemi dhe vazhdojmë përpara”, tha Messi pas ndeshjes të martën.

Por Messi nuk qe në gjendje ta frymëzojë ekipin e tij në një ndeshje me pak raste shënimi, kundër një kundërshtari që tashmë e kishte siguruar pjesëmarrjen në Botëror pas fitores 1:0 kundër Kolumbisë të enjten.

I pyetur për gjendjen e tij pas lëndimeve, Messi shtoi: “Ka kohë të gjatë që nuk luaj. Ishte një ndeshje e shpejtë dhe mua më duhet ta gjej ritmin. Unë jam mirë, edhe pse jo fizikisht. Ka kohë që nuk luaj dhe nuk është e lehtë të luash në një ndeshje ku futbolli luhet shumë shpejt. Fatmirësisht, jam mirë. Shpresoj se do ta mbaroj vitin mirë tani”.

Brazili është lider i Grupit kualifikues në Amerikën Jugore, gjashtë pikë larg Argjentinës që është e dyta.

Argjentina është e pamposhtur në 27 ndeshjet e fundit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...