Reagimi i kryeministrit pas gjetjes së trupit të Armend Trenës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas gjetjes së trupit të pa jetë të Armend Trenës. Thotë se qeveria e Kosovës do tu qëndroj pranë familjeve Trena dhe Dashi, pasi ditë më parë u gjet edhe trupi i pa jetë i Malsor Dashit.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në kërkime.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Gjetja e trupit të policit Armend Trena pas 10 ditë kërkimesh, po e përmbyllë rrugëtimin plot ankth, për gjithë ata që pandalë u angazhuan ditë e natë dhe pa kursyer asgjë për të kërkuar me ngulm në lumin e rrëmbyer trupat e tyre.

E dhimbshme dhe trishtuese e gjithë ngjarja, ku dy policët tanë Armend Trena dhe Malsor Dashi, të rinjë dhe në krye të detyrës, në rrethana ende të panjohura plotësisht, ranë në lumin Lepenc.

Ndajmë dhimbjen me familjarët e policëve për këtë tragjedi që u ndodhi dhe si Qeveri e vendit, zotohemi që do t’u qëndrojmë pranë për t’u përballur me humbjen e më të dashurve të tyre.

Një falenderim i veçantë për gjithë njesitet e Policisë, FSK-së, Njësitet e Emergjencave, zhytësit, vullnetarët, për gjithë ato vajza e djem që nuk u dorëzuan për t’i gjetur trupat e pajetë të policëve tanë.

Armend dhe Malsor, pushoni të qetë.

U qoft i lehtë dheu i Kosovës!

RH

 

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...