Reagimi i Pep Guardiolës ndaj penalltisë së humbur nga Sergio Aguero në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit ishte i ngjashëm me reagimet e tifozëve të Manchester Cityt të pranishëm në stadium.
Në ndeshjen e mbrëmshme mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, gjyqtari ia dha kampionit në fuqi të Premierligës një penallti pas konsultimit me VAR-in, transmeton Gazeta Express.
Mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose, e kishte ndalur goditjen e Raheem Sterlingut me dorë, por pasi që dora e Rose ishte në një pozitë jo të natyrshme, gjyqtari e akordoi penalltinë edhe pse mbrojtësi kishte qenë shumë afër Sterlingut.
Sulmuesi 30-vjeçar, Sergio Aguero, vendosi ta godasë këtë penallti dhe portieri i Tottenhamit triumfoi në këtë përballje, duke ia mohuar Manchester Cityt golin e parë të ndeshjes.


