Reagimi i Arbër Zenelit tregon gjithçka për humbjen e Alitit

PUBLIKUAR

‘Euro 2020’ mbetet vetëm një ëndërr për Kosovën. Maqedonia e Veriut ka fituar 2-1 dhe do të luftojë me Gjeorgjinë n’finale për një biletë në Kampionatin Evropian.

Ëndrra evropiane për Kosovën mbetet vetëm një ëndërr. Në gjysmëfinale të play-off, Kosova, që luajti me mungesa të Amir Rrahmanit, Hekuran Kryeziut, Atdhe Muriqit e Milot Rashicës, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

‘Dardanët’, pavarësisht mungesave, bën paraqitje vërtet të mirë, por ishin të pafat.

Kosova krijoi raste dhe u mundua në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1, ani pse linte shumë hapësira prapa dhe i krijonte mundësi kundërshtarit për kundërsulme.

Rastin më të mirë në këto 90 minuta e pati Fidan Aliti, rast që nëse do të përfundonte në gol, Kosova ka pasur shansin të fitojë krejtësisht dhe të shkojë në finale.

Por, Aliti nuk u tregua shumë i saktë nga pak metra larg portës, goditjen e të cilit ia priti Stole Dimitrievski.

Se sa ishte shans i artë ishte edhe reagimi i Arbër Zenelit, i cili i vendosi duart në kokë – s’mund ta besonte që topi nuk përfundoi brenda.

Në anën tjetër, Valon Berisha, gjithashtu ishte i shokuar, ai tha se “I vetmi rast 100% ka qenë rasti i fundit, e kam pa (topin) brenda, por Fidani s’mundi të shënojë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...