Reagim i ashpër i sektorit për punë të Kuvendit Komunal pranë degës së PDK-së

PUBLIKUAR

-Skenarët destruktiv për seancat e KK-së ,ju shkojnë për fytyre juve e nderuara Kryesuese.

-Këshilltarët e PDK-së ,asnjëherë në asnjë mënyrë nuk vijnë me skenar destruktiv në seancat e KK-së, thuhet në reagim.

E nderuara Vlora Limani-Ajnuni, ju fillimisht është mire të dalloni më mirë se ç’është deklarata,komunikata,informata,reagimi ,raporti lajmi mesazhi etj,sepse këshilltarët e PDK-së dje në seancën e Kuvendit Komunal nuk kanë paraqitë deklaratë por raport të detajizuar nga sektori i arsimit për të bëmat dhe marifetllëqet e DKA-së ,që ju qeverisni me të,nuk mund ta minimizoni këtë ,kot e keni. Zonja kryesuese ,nuk di si ta quajmë shkrimin tuaj ,për të cilin thënë shkurt se ja keni huqur fare ,me që është dykuptimësh .Është e pa qartë për opinionin se keni shkruar si Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit ,post ky që dukshëm jeni duke e keqpërdorur dhe abuzuar me te ,duke ju krijuar favore familjarëve Tu , që tanimë ,qytetarët lipjanas i dinë, apo po shkruani si qytetare për ti minimizuar e rehabilituar këto keqpërdorime përpara të tjerëve .
Jo këshilltarët e PDK-së ,nuk vinë në seancat e Asamblesë Komunale ,me skenar destruktiv ,sepse kanë përgjegjësi para qytetarëve të komunës sonë ,këtë përgjegjësi ua ka dhënë sovrani më votën e vetë duke e nxjerrë Partinë Demokratike , fituese dhe më të votuar që nga viti 2007 e deri më 2014 në zgjedhjet Nacionale .Kush duhet të këndellet këtu?, Ju subjekti i juaj, apo dikush tjetër ,Kush duhet ta godas veten ,jo me shuplaka por me grushta që nga 2007-ta ? , Ju subjekti i juaj ,apo dikush tjetër .E dimë që keni përvojë të qenit në opozitë që nga viti 2004 ,dhe besoni se aty do të ktheheni prapë ,sepse kështu kanë menduar dhe votuar qytetarët ,për vite të tëra rresht,e kështu mendojnë dhe do të votojnë edhe në të ardhmen. Si duket kjo qeverisje aktuale për ju dhe subjektin tuaj është befasi ,është një lloj lotarie e fatit dhe atë nuk po e ndieni vetin të obliguar dhe të përgjegjshëm para qytetarëve, thuhet në reagim

Zonja Kryesuese, Ju jeni ajo që përgatiteni rendin e ditës ,dhe vini me skenar të përgatitur. Ju kujtohet kur vitin e kaluar keni lejuar që drejtori I Arsimit bashkëpartiaku i juaj që abuzoj me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ,duke i prezantuar përmes video-projektorit në sallën e Kuvendit para Këshilltarëve Komunal të dhënat personale të disa nga kandidatët pjesëmarrës në konkurs .Një gjë të jeni e sigurt se heshtja dhe toleranca këtyre Këshilltarëve të PDK-së që ju po i akuzoni padrejtësisht për destruktivitet ka bërë që ju dhe bashkëpartiaku i juaj ti shpëtoni dënimit të merituar me abuzimin e Ligjit të cekur më lartë.

Kush e shkeli rregulloren e punës së kuvendit për caktimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të kërkuar vitin e kaluar nga Këshilltarët e PDK-së?

Skenari kujt është duke e mbajt padrejtësisht vendin në Komitetin për Politikë dhe Financa ish asamblisti i VV-së?

Skenari I kujt është ,caktimi i kryetarit të Nëndegës nga subjekti I juaj duke u fshehur në emër të shoqërisë civile në Komisionin për Ndarjen e Pronave dhe Palujtëshmërisë?

Për të njëjtin rast, në të njëjtin komision a e luajt një skenar të tillë prapë në seancën e djeshme?, vetëm se tani me një OJQ-ë inegzistente !

Kush abuzoi dje me seancën ? Ju që nxitë konfliktin! ,apo këshilltarët e PDK-së që kërkonin sqarime dhe nuk morën fare përgjigje nga drejtori i arsimit për dhjetëra e dhjetëra shkelje ligjore me rastin e pranimit të kuadrit arsimor .

Andaj ,ne seancën e Asamblesë Komunale të mbajtur dje këshilltarët nga subjekti i juaj dhe të koalicionit u binden me forcën e argumentit dhe fakteve se çfarë shkelje ligjore po bënë ky koalicion qeverisës.
Edhe një gjë bëhuni të bindur e nderuara Kryesuese se thëniet popullore dhe fjalët e urta janë filozofia dhe begatia e jon kombëtare ,andaj po ta përkujtojmë një të tillë, se secili duhet të mendojë dhe veproj drejt për vetveten , ndërsa Zoti mendon për të gjithë!, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...