RDK: Vazhdojnë shkeljët ligjore nga DKA në Lipjan

PUBLIKUAR

Arsimi dhe edukimi realisht do të duhëj të udhëheqëshin nga njerëz kompetent, e jo me profil jo-arsimor dhe pa asnjë ditë përvojë pune në arsim ( Rasim Hasani, Teuta Berisha etj)

– Sa nxënës u regjistruan në klasët e 10-ta në gjimnazin “Ulpiana” pas përfundimit të konkursit??
Sipas kritereve të MASHT numri maksimal i nxënësve me një klasë duhet të jetë 32. Pas mbylljës së konkursit, rezultatat e publikuara nga DKA dhe Gjimnazi “Ulpiana” ishin në rregull sipas konkursit….
Por, tani në gjimnazin “Ulpiana” kemi të gjitha klasët e 10-ta me nga mbi 40 nxënës. Ky fakt tregon që mbi 140 nxënës janë regjistruar jasht konkursit, pa asnjë kriter…duke shkelur ligjin dhe dëmtuar nxënësit..
– Si mund të këtë cilësi në klasë me mbi 40 nxënës????” thuhet në Komunikatën e RDK-së
…..
Degradimi dhe shkatërrimi i sistemit arsimor në komunën tonë po ndodh edhe në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Deri më tani DKA- Lipjan ka zgjedhur drejtor duke shkelur UA- 8/2014 të datës: 25.02.2014 “Procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues”

Drejtorët e zgjedhur pa plotësim kriterësh janë në keto shkolla:

1. Gjimnazi ” Ulpiana”, Lipjan
2. Shkolla fillore e mesme e ulët ” Ismail Luma”, Lipjan
3. Shkolla fillore e mesme e ulët ” Drita”, Rubofc
4.Shkolla fillore e mesme e ulët ” Hasan Prishtina”, Llugaxhi
5. Shkolla fillore e mesme e ulët ” Hasan Zuko Kamberi”, Sllovi
6. Shkolla fillore e mesme e ulët në Krojmir, ka shkruar RDK – Lipjan.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...