RDK: Lojërave me listat e votuesve duhet të ju jepet fund

PUBLIKUAR

Rilindja Demokratike Kombëtare me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka reaguar për idenë që një pjesë e shqiptarëve të hiqen nga Listat zgjedhore e Maqedonisë dhe të transferohen tek listat e diasporës.

”Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim afirmativ ndaj idesë që u plasua para do kohe për intervenim të një ekipi ekspertësh të Unionit Evropian që të ndihmojnë në procesin e pastrimit të listës zgjedhore sepse tanimë nuk ekziston as besim minimal ndaj institucioneve të vendit. Qëndrimi ynë rreth regjistrimit aktiv është konsistent, pra i pranueshëm, por pa afate përkufizimi se kur mund të bëhet regjistrimi aktiv, me qëllim që asnjë qytetarë me të drejtë vote mos të eliminohet nga lista e votuesve. Që ky proces të jetë deri në fund i besueshëm, identifikimi i votuesit të bëhet nëpërmes shenjave të gishtrinjëve. Qëndrimi ynë është konsistent se vetëm votimi nëpërmes shenjave të gishtrinjëve do të mund të eliminoj dyshimet rreth procesit të votimit.” thonë nga Rilindja Demokratike Kombëtare

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...