Reagon RDK për Mos-mbajtjën e procesit mësimor për të miturit në Qendren Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

Në fillim të këtij viti shkollor,gjegjësisht me 1 shtator, mësimin do të duhej të fillonin dhe vijonin gjithsej 42 të mitur në Qendren Korrektuese në Lipjan.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga koha kur do të duhej të fillonte procesi mësimor në QK në Lipjan, këtyre fëmijëve vazhdon t’i mohohet e drejta për arsim, e drejtë e garantuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën për të Fëmijës, Ligjin e Arsimit parauniversitar, Kodin e Drejtësisë për të mitur dhe dispozitat tjera të cilat obligojnë të drejten për edukim dhe shkollim të të miturëve.

DKA në Lipjan, si zakonisht i ikë përgjegjësisë, duke harruar që është obligim i komunave dhe organëve tjera relevante të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efektive, gjithëpërfshirëse për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim.

Andaj, arsyja se ka mungesë të mjaftueshëm të arsimtarëve për organizimin e mësimit në Qendren Korrektuese nuk qëndron në asnjë rrethanë. Le të tregon drejtori i DKA-së, sa mësimdhënës i ka me gjysmë norme?? Natyrisht ideja është të përfitoj bugjet shtesë në kurrizë të fëmijëve që janë duke humbur mësimin në QK, pastaj si rezultat të punësoj ndonjë militant partiak për ti mbajtur orët.

Kjo është shkelja e radhës që definitivisht na tregon pa-aftësinë dhe pa-përgjegjshmërinë e qeverisjës komunale dhe veçmas DKA-së në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...