RDK: Bota e vullnetit të mirë duhet të bashkohet sa më shpejt kundër akteve terroriste

PUBLIKUAR

Përmes një njoftimi për media, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) dënon sulmin terrorist që ndodhi në Aeroportin e Stambollit, njofton Telegrafi Maqedoni.

„Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmit në aeroportin e Stambollit, në këto momente të vështira për popullin turk në përgjithësi. Këto janë raste ku e gjith bota demokratike duhet bashkarisht të ndajë dhembjen me popullin turk në këto momente të vështira për gjith botën e vullnetit të mirë.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Stamboll është një sulm jo vetëm ndaj Turqisë, por një sulm ndaj gjith vlerave universale dhe se ky akt abnormal duhet të dënohet ashpër nga gjith njerëzimi në ruzullin tokësorë. Ky akt duhet urgjentisht të bashkojë gjith kombet e vullnetit të mirë, pavarsisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqërorë, sa nuk është vonë sepse këto akte abnormale shpejt mund të shndërrohen në akte normale jetese, duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin.

Ngushëllime të sinqerta edhe njëherë për popullin turk.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...