Raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetar të Komunave 14 nëntor 2021

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe përfundon më 12 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti,  Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Fletëvotimin për Kryetar Komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ .

Në fletëvotim janë dy kandidatë, Ju duhet të votoni vetëm njërin kandidat/e.

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

– Fletëvotimin e plotësuara vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.
– Zarfin me fletëvotim dhe një kopje të dokumentit identifikues, vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet ta shkruani adresën:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351 |
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ky zarf mundet të bashkohet me zarfat tjera të anëtarëve të familjes së ngushtë dhe të vendosen në një zarf postar të përbashkët, sipas udhëzimeve më lartë.

Fletëvotimet për votim përmes postës,  duhet të arrijnë në KQZ deri më 12 nëntor 2021.

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...