Raul mesazh Realit: “Zidane, i duhuri për Madridin”

PUBLIKUAR

Raul shpreson që Zidani të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Madrid.

Raul Gonzales, legjenda e Real Madridit, tani krahu i djathtë i Florentino Perez, ka bërë të ditur se dëshira e të gjithëve është që Zinedine Zidane të vazhdojë të jetë trajner i Los Blancos edhe sezonin e ardhshëm.

Reali rrezikon të mbesë pa trofe këtë edicion, çka ka shtyrë mediat të spekulojnë për të ardhmen e francezit.

“Zidane është fantastik, ka qenë këtu për dy vite dhe ka fituar dy Champions League, La Ligan dhe shumë trofe tjera”, u shpreh Raul.

“Zidani është trajneri më i mirë i mundshëm për Real Madridin dhe duam që të vazhdojë këtu edhe në të ardhmen”, shtoi Raul. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...