Rasti qesharak i kosovarëve në Zvicër: U refuzohet shtetësia për shkak se vishnin trenerka dhe nuk përshëndesnin fqinjët

PUBLIKUAR

Një familje nga Kosova të cilët kishin vite që jetonin në Zvicër, u refuzohet viza për disa arsye jo të zakonshme

Sipas një gazete gjermane “Basellandschaftliche Zeitung”, në vitin 2005, familja Halili ka marrë mbështetje të madhe nga fshati ku jetonin në Bubendorf, në kantonin e Bazelit, kur autoritetet zvicerane donin t’i kthenin në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat i kësaj mbështetjeje, atyre iu lejua qëndrimi në Bubendorf në vitin 2006.

Por, më 18 maj të këtij viti, kjo mbështetje u shua, pasi që aplikimi i tyre për shtetësi ishte mohuar nga një numër i madh i njerëzve që e udhëhiqnin fshatin.

Familja e kishte plotësuar kërkesën formale për qëndrim, duke pohuar se i dinin zakonet dhe gjeografinë e rajonit, njofton gazeta, transmeton Gazeta Express.

Të gjithë pjesëtarët e familjes kosovarë, të katër personat, dinin të flisnin gjermanisht.

Megjithatë, disa anëtarë të komisionit gjykuan se familja nuk ishin “mjaft zviceranë” për të qëndruar.

Në mesin e ankesave ndaj tyre, ishte edhe një ankesë e pazakontë, “veshnin trenerka dhe nuk përshëndetnin fqinjët”.

Për këtë arsye, familjes kosovare iu refuzua shtetësia.

Sipas rregullave në kantonin e Bazelit, ata që kërkojnë të marrin shtetësinë e vendit, duhet të flasin gjermanishten rrjedhshëm dhe të integrohen në zakonet zvicerane./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...