Rasti që tronditi Ferizajn, Bekim Varit, gati të nisë seanca! Pritet të paraqiten 4 dëshmitarë

PUBLIKUAR

Sot në Gjykatën Themelore pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e Bekim Varit nga Ferizaj, një rast që ka tronditur opinionin publik që nga fillimi i këtij viti, shkruan Indeksonline.

Në seancën do të paraqiten 4 dëshmitarë. Bekim Vari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 29 janar, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet më 5 shkurt në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.

Rasti mori vëmendje të madhe edhe pas publikimit të pamjeve ekskluzive nga Indeksonline nga momentet e fundit të viktimës, të regjistruara në një vilë në fshatin Manastirc, ku Bekimi shihej së bashku me Leutrim Fejzën, i cili tashmë konsiderohet i dyshuari kryesor për vrasjen.

Sipas informacioneve zyrtare, Leutrim Fejza, 27-vjeçar nga fshati Pleshinë e Ulët, ndodhet në paraburgim nën dyshimet për vrasje të rëndë dhe privim mizor nga jeta të Bekim Varit, për motive që ende nuk janë bërë të ditura nga organet hetuese.

Në seancën e sotme pritet të paraqiten prova dhe dëshmi të reja lidhur me rastin, derisa procesi po ndiqet me interes të madh nga qytetarët dhe mediat./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve...

Katër viktima nga aksidentet në Kosovë brenda 24 orëve, dhjetëra të lënduar në disa qytete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar katër aksidente trafiku me fatalitet,...

27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

27 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të...