Rasti Dehari nuk çon në dorëheqjen e asnjë ministri

PUBLIKUAR

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit nuk pritet të sjell si pasojë ndonjë dorëheqje nga postet ministrore në Qeverinë e Kosovës.

Kohë më parë, familja e Astrit Deharit, përmes një deklarate për media, kishte kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni të japin dorëheqje për shkak të mungesës së sigurisë në burgje.

Sipas familjes, e cila e ka edhe mbështetjen e subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje, hetimet aktuale duhet të ndërpriten derisa të mos ketë dorëheqje të nivelit politik.

“Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale, ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare”, është thënë në një deklaratë të familjes Dehari.

Në anën tjetër, zyrtarët në të dy ministritë e apostrofuara nuk kanë dashur të flasin lidhur me kërkesat për dorëheqjen e ministrave.

Ministria e Drejtësisë, me anë të një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën, ka thënë se “aktualisht rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces”.

Ministria e Drejtësisë, vijon komunikata, mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë.

Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit pas vdekjes së Deharit, Ministria ka iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtar korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se suspendimet janë të mirëseardhura, ndonëse shumë të vonuara.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...