Rasti Bllaca, Paneli i lirimit e tejkalon edhe Gjykatën (DOKUMENT)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Në vendimet e këtij paneli, që në të shumtën e rasteve në rastin “Bllaca” është kryesuar nga Emine Kaçiku, paneli tejkalon edhe Gjykatën

Paneli për lirim me kusht ka refuzuar për tri herë radhazi brenda pak muajsh kërkesën për lirim të dëshmitarit të Prokurorisë së EULEX’it, Nazim Bllacës.

Ky i vetëshpallur si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), një agjencie afërt me PDK’në e Hashim Thaçit, u dënua për vrasjen e Ibush Kllokoqit, derisa vuajtën e dënimit është duke e kryer në pavijonin D të Burgut të Dubravës.

Në vendimet e këtij paneli, që në të shumtën e rasteve në rastin “Bllaca” është kryesuar nga Emine Kaçiku, paneli tejkalon edhe Gjykatën.

Në vendimin e 16 shtatorit 2014 ku të dënuarit Bllaca i refuzohet lirimi me kusht, Paneli konstaton që Nazim Blalca duhet të qëndroj në burg deri në fund të gushtit të vitit 2016, që është mbi 1 vit e gjysmë më shumë dënim se sa që e ka shpallur atë fajtor Gjyqi.

Refuzimet e njëpasnjëshme të këtij paneli kundër Nazim Bllacës janë bërë tashmë një arsye për përplasje në mes të Prokurorit të rastit “Bllaca 4”- ku Nazim Bllaca është dëshmitari kryesor kundër një grupi prej mbi 10 të dyshuarish, përfshirë edhe deputetit të PDK’së Azem Syla, si dhe Ministrisë së Drejtësisë që drejtohet nga Hajredin Kuçi.

Prokuroria e EULEX’it po kërkon që të dënuarin Bllaca ta nxjerr jashtë burgut për të punuar me të në rastin penal “Bllaca 4”, i cili pritet që të përfshijë nën hetim shpërdorime me patundshmëri dhe prona në vlerë deri në mbi 100 milionë euro.

Ndryshe, sipas një aktakuze Bllaca dyshohet se në vitin 2007 ka vënë në lajthim organin kompetent për vërtetimin e kontratave në Gjykatën Komunale në Ferizaj, duke prezantuar dokumente publike të falsifikuara, më konkretisht autorizime, gjoja të vërtetuara në Gjykatën Komunale në Lipjan, dhe më pas me anë të këyre autorizimeve ka legalizuar një kontratë të shitblerjes në maj të vitit 2007.
Me këto veprime sipas aktauzës Bllaca ka kryer veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së pavertetë.

Nazim Bllaca i cili ka statusin e dëshmitarit të prokurorisë, është vetëshpallur agjent i ShIK-ut dhe në vitin 2009 kishte dalë në publik për të rrëfyer për shumë krime të pasluftës. Si pasojë e dëshmive që Nazim Bllaca ka dhënë, deri më tani janë mbajtur tri gjykime penale. Në gjykimin e fundit ai vetë ka qenë i akuzuar dhe është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Lexojini më poshtë vendimet e panelit për lirim me kusht të lëshuara brenda pak muajsh, ani pse ky panel nuk mund të marr në trajtim të njëjtin të burgosur para gjashtë muajsh (nga shqyrtimi i kërkesës së fundit)./botasot/

Vendimi i parë

Vendimi i dytë

Vendimi i tretë

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...