Rastësi apo provokim, kjo e gjeti Dortmundin në Rusi

PUBLIKUAR

Skuadra e Dortmundit dhe një grup i gazetarëve kanë mbërritur dje në Rusi, për ndeshjen e Europa League me Krasnodar.

Krasnodar dhe Dortmund, bëjnë pjesë në grupin C të Europa League, dhe sot nga ora 17:00, do të vihen përballë njëra – tjetrës.

Por skuadra gjermane ka mbetur e shokuar kur kanë mbërritur në hotel për t’u akomoduar, dhe e gjitha kjo për arsyen e kodit të wi-fi.

“19411945”, thuhet të jetë kodi i wi-fi që është përdoruar nga skuadra gjermane.

Ajo që ka rastisur skuadrën e Dortmundit dhe gazetarët, janë kuptimi i këtij kodi, ku 1941 nënkupton fillimin e luftës botërore dhe 1945, fundin e luftës botërore.

Nuk dihet nëse kjo ishte rastësi apo provokim, por gjatë luftës së dytë botërore, në një kohë Krasnodar ishte nën pushtimin nazist. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...