Rasim Selmanaj ironizon deklaratën e Policisë: Nuk kanë gënjyer, pesëmijë protestues ishim vetëm nga Deçani!

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës sot ka lëshuar një komunikatë, sipas së në protestën e sotme në Prishtinë, të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë marrë pjesë pesëmijë protestues.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar AAK, që zyrtarëve të lartë policorë u thotë të mos gënjejnë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, në një shkrim në profilin e tij në Facebook reagon ndaj deklaratës së Policisë duke thënë se vetëm nga vetëm nga Deçani ishin pesëmijë protestues.

“Sot në Prishtinë…me disa të rinjë deçanas! Besoj se policia e ka pas fjalën vetëm për Deçan kur e ka permend shifren 5000 mijë protestues, dhe këtu ka të drejt sepse 35 autobus të mbushur përplot me protestues në fshatrat e Deçanit dhe mbi 400 vetura e bëjnë të përafert shifren e policisë për 5000 mijë protestues nga Deçani! JO nuk kan gënjy policia! Prandaj kur i shtohet edhe pjesa e studentëve deçanas del se numri 5000 mijë nga Deçani është i sakt! Edhe njëherë falemnderit Deçan!‪#‎rs‬” (sic.), ka shkruar Selmanaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...