Rasim Hasani: Mësimi fillon me 1 Shtator, konkursi për mësimdhënës është në mënyrë ligjore

PUBLIKUAR

Drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit në një intervistë për LipjaniNews ka folur për shumë çështje që përballet DKA në Lipjan. Rasim Hasani ka folur për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në fshatin Kraishtë si dhe për ndërtimin e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan duke thënë se nuk është në kompetencë të Komunës së Lipjanit por nga Ministria e Arsimit.

 “Objekti që tashmë ka filluar që një kohë të ndërtohet nuk është në kompetencën e Komunës së Lipjanit  dhe për mos përfundimin e punimeve është kompetente Ministria Arsimit”, ka thënë Hasani.

Ai ka folur edhe për objektin e shkollës fillore në Fshatin Kraishtë ku ndërtimi ka filluar nga pushteti i kaluar.

“Në fshatin Kraishtë tashmë ka mbetur edhe një pjesë të përfundohet por jemi duke bërë përpjekjet e fundit që ajo shkollë të mbushet me inventar dhe procesi mësimor të filloj më 1 shtator”, tha Hasani për LipjaniNeWs.

Sipas Hasanit Drejtoria Arsimit është në disa procese   gjyqësore  që është duke u përballur që sipas tij DKA nuk ka humbur asnjë proces gjyqësor , rreth 140 mësimdhënës të cilën DKA ju ka borxh të trashëguara .

“DKA-Lipjan ka trashëguar një borxh nga ish pushteti kaluar për të cilën po mundohemi ti paguajmë  sa më shpejt, janë diku rreth 140 persona” tha ndër tjerash  Rasim Hasani.

I pyetur për konkursin e fundit që është shpallur nga DKA-Lipjan dhe procesin deri te përzgjedhja e kandidatëve Hasani ka thënë së janë bërë në mënyrë ligjore.

“Që nga fillimi që është shpallur konkursi për mësimdhënës është bërë në mënyrë ligjore edhe pse ka pasur disa ndryshime përshkak të Ministrit të Arsimit, të gjithë kandidatët për mësimdhënës janë përzgjedhur në bazë të kushteve të kërkuara.

Drejtori Rasim Hasani ka uruar të gjithë mësimdhënësit për vitin akademik 2015/2016 duke thënë që Komuna e Lipjanit po mundohet ti ofroj kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit nëpër të gjitha shkollat./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...