Rashiq: Nuk kishte marrëveshje për kthimin në institucione

PUBLIKUAR

Pjesëmarrja e disa deputetëve të Listës Serbe në  seancën e sotme parlamentare është bërë me vetë iniciativë.

Kështu ka thënë deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili ka shtuar se nuk ka pasur marrëveshje të përbashkët rreth rikthimit në institucioneve.

“Ne që nga fillimi jemi deklaruar se vendimet duhet të merren në mënyrë unike, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Nuk e di se për çfarë arsye disa kolegë tanë filluan sot punën”, ka thënë Rashiq, raporton RadioKim, përcjellë Klan Kosova.

Disa nga deputetët e kësaj Liste u kthyen sot në Kuvendin e Kosovës, pas një periudhe bojkoti ndaj institucioneve të vendit.

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...