Rashicës ia vënë syrin dy klube

PUBLIKUAR

Milot Rashica po impresionon me paraqitjet e tij me Werder Bremenin dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Prandaj, mesfushori kosovar është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane

Paraqitjet impresionuese me Werder Bremenin dhe Përfaqësuesen e Kosovës mund ta shpërblejnë Milot Rashicën, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kosovar ka nisur të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Ditë më parë, mediat italiane raportonin se interesim për përfaqësuesin kosovar kishte shfaqur Milani, i cili e donte qysh në janar.

Ndërkaq, sot tabloidi gjerman “Bild” shkruan se për futbollistin vushtrrias janë interesuar edhe dy klube të tjera.

Bëhet fjalë për dy klubet tjera të Bundesligës, Schalke dhe Red Bull Leipzig.

23 vjeçari ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit gjerman që kur iu bashkua Werderit nga Vitesse në vitin 2018. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...