Rashica: Sot gjithçka ishte në nivelin e duhur

PUBLIKUAR

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Rashica tha se gjithçka ishte në nivelin e duhur sot.

“Ishim më të sigurt, me më shumë vetëbesim në aksione. Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve. Sot gjithçka ishte në nivelin e duhur”, tha Rashica.

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...