Rashica i pangopur: Kam ende për të dhënë

PUBLIKUAR

Milot Rashica ishte lojtari më i mirë në fushë në fitoren e Viteses ndaj Twentes 5-1.

Talenti shqiptar shënoi dy gola duke e udhëhequr skuadrën nga Arnhemi, drejt një fitore tjetër.

“Ishte një fitore e rëndësishme para pushimit dimëror. Mendoj se ishte një ndeshje e madhe, pasi realizuam 5 gola, kjo ishte pozitive”.

“Unë jam i kënaqur, pasi shënova dy herë dhe tani ndjehem më i motivuar. Mendoj se kam akoma më shumë për të treguar”, deklaroi Rashica për mediat holandeze.

Milot Rashica me paraqitjet e tij po kthehet në një kandidat për Kombëtaren, ndoshta që në miqësoret e muajit mars, të fundit para finaleve të Euro 2016. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...