Raportohen disa raste të dhunës në familje, gratë vazhdojnë të sulmohen fizikisht

PUBLIKUAR

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në polici disa raste të dhunës në familje nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë e Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë dhe Prishtinë  dy të dyshuar kanë sulmuar bashkëshortet e tyre fizikisht.

“Fushë Kosovë 31.10.2021 – 08:00 Më 05.11.2021 është paraqitur në polici viktima femër kosovare dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

“Prishtinë 05.11.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”

Sulm tjetër fizik ndaj bashkëshortes së tij ka kryer i dyshuari i cili gjendet në arrati sipas policisë.

“Prishtinë 05.11.2021-15:30 Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...