Raportimet për gjuajtje me armë në Veri, Policia e Kosovës del me njoftim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka pasur sulm ndaj Policisë në Zubin Potok, të dielën.

Mediat e afërta me pushtetin e Serbisë kanë raportuar se “ka pasur përleshje mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se”.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askuj”, thuhet në njoftim.

Edhe presidenca ka mohuar që ka pasur përleshje në Veri, duke thënë se Serbia po dëshiron konfrontim ushtarak dhe këtë po e bën përmes propagandës mediatike. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...