Raporti i FBI: Ja lidhjet e Ardit Ferizit me ISIS-in (Dokument)

PUBLIKUAR

rdit Ferizi, tash tre vjet ka filluar të kryejë sulme kibernetike ndaj shumë institucioneve dhe kompanive amerikane, atyre në Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjera, ndërsa të dhënat kryesisht ua ka dërguar pjesëtarëve të “Shtetit Islamik”, thuhet në dokumentin e hetuesit të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në SHBA.

Ferizi ka bërë edhe zhvatje të parave dhe mjeteve të tjera me vlerë nga individë dhe kompani amerikane që i ka sulmuar. Vetëm një nga pagesat që i ka kërkuar nga viktimat e tyre ka qenë në vlerë prej 500 dollarësh amerikanë.

Hetuesi i FBI-së kishte zbuluar se tre muaj para se Ferizi të mbushte 17 vjet, për herë të parë kishte hapur llogari në rrjetin social “Twitter”, prej nga kishte dërguar informacionet personale të 1 mijë e 351 amerikanëve te pjesëtarët e “Shtetit Islamik” (ISIS).

Shkruan në kopjen e raportit 22 faqesh të përpiluar nga hetuesi special i FBI-së, ku në detaje paraqiten aktivitetet e Ferizit si udhëheqës i Hakerëve të Kosovës (KHS) i arrestuar më 14 tetor në Malajzi. /zëri/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...