Ranieri: Himni i Ligës së Kampionëve motivoi lojtarët e mi

PUBLIKUAR

Claudio Ranieri beson se himni i Ligës së Kampionëve i ka motivuar lojtarët Leicester Cityt që ta nisin furishëm takimin ndaj Club Brugges

 

Leicester Cityt ka debutuar me fitore në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Anglisë e ka mposhtur Club Brugges me reuzltat 0:3, në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i ekipit anglez, Claudio Ranieri beson se himni i Ligës së Kampionëve i ka motivuar lojtarët Leicesterit që ta nisin furishëm takimin ndaj ekipit belg.

“Ishte fitore e rëndësishme pas humbjes nga Liverpooli. Ne realizuam herët dhe patëm besim gjatë gjithë takimit”, ka deklaruar Ranieri pas ndeshjes.

“Club Brugge lëvizte mirë topin, patën kontrollin e topit, por ne kontrolluam lojën dhe ishte e mirë për ne. Ndoshta në fillim i befasuam. U thash lojtarëve se kur dëgjoni muzikën e Ligës së Kampionëve do të mbushni bateritë dhe do të luftoni”, ka theksuar italiani. /gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...