Rangnick po e shqyrton ofertën nga një kombëtare

PUBLIKUAR

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, po shqyrton një ofertë për të marrë postin e trajnerit të Kombëtares së Austrisë.

BBC Sport kupton se një vendim mund të merret qysh të premten, transmeton Gazeta Express.

Por nëse 63-vjeçari pranon, kjo nuk do të ndikojë domosdoshmërisht në rolin e tij të planifikuar të konsulencës në Manchester United nga sezoni i ardhshëm.

Rangnick i ka mbetur edhe tre ndeshje si trajner i përkohshëm i United, pas ndeshjes së së enjtes në shtëpi kundër Chelseat.

Megjithatë, ai ka rënë dakord edhe për rolin e një konsulenti pas përfundimit të këtij sezoni, duke punuar për gjashtë ditë në muaj.

Rangnick erdhi te United në nëntor me shpresën për të shpëtuar sezonin e tyre.

Megjithatë, rezultatet kanë qenë një zhgënjim i madh, me United që praktikisht nuk ka asnjë shans për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...