Rangnick e konfirmon: Pogba nuk do të rinovojë kontratën

PUBLIKUAR

rajneri aktual i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka konfirmuar se Paul Pogba nuk do ta rinovojë kontratën.

Mesfushori francez do të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

“Siç qëndrojnë gjërat, Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United”, tha Rangnick, transmeton Gazeta Express.

“Ka shumë mundësi që ai të mos jetë më këtu sezonin e ardhshëm”, shtoi trajneri i skuadrës angleze.

Më herët është raportuar se Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Pogban, teksa ai mbetet i lidhur edhe me një rikthim te Juventusi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...