Ramush Haradinaj: Sot do ta shihni si do ta pengojmë punën e Kuvendit të Kosovës!

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se qëndrimet e Opozitës janë të pandryshueshme dhe se nuk ka seancë të Kuvendit të Kosovës!

Opozita e bashkuar nuk ka ndryshuar mendje lidhur me vazhdimësinë e seancave në Kuvendin e Kosovës. Edhe dje por edhe sot zyrtarët opozitarë kanë deklaruar se do të bëjnë çmos që të pengojnë seancën e Kuvendin të Kosovë, transmeton gazetablic.

Pengimin e vazhdimit të seancës e konfirmon edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Qendrimet rreth seancës do të mbesin të njejta, pra si në të kaluarën” tha Haradinaj për Botapress. Ndërsa i pyetur se a do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit dhe se a do të pengojnë edhe këtë seancë, Haradinaj tha se “Do ta kundërshtojmë mbajtjen e e çdo seance, do ta shihni cilat masa do t’i ndërmarrim sot”, ka thënë Haradinaj.

SHIKO MË SHUMË

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë projektligji i propozuar nga PDK...

PDK-ja lëshon mbledhjet e komisioneve, Deliu-Kodra: Ligji për Specialen duhet të jetë prioritet mbi prioritetet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka lëshuar mbledhjet e komisioneve parlamentare,...

Kurti kërkon marrëveshje të re për presidentin: Le të ulemi bashkë, zgjedhjet janë të panevojshme e me pasoja të rënda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje të...