Ramush Haradinaj në kuvendin VII Zgjedhor të AAK-së në Gadime

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka qëndruar në Gadime ku edhe është mbajtur kuvendi i VII Zgjedhor i AAK-së në Gadime

“Në një proces të rregullt zgjedhor janë zhvilluar Kuvendet e AAK-së në dy Nëndegët e Gadimes. Në këto punime në të cilat morën pjesë mbi 100 delegatë i pranishëm ishtë Lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj dhe struktura udhëheqëse e partisë. Pas pjesës solemne të Kuvendeve, të dy Nëndegët pjesën punuese e zhvilluan të ndara. Në Nëndegën e Gadimes së Ulët, kryetar është zgjedhur z. Ilir Tasholli. Nga kjo Nëndegë për në Kuvendin e Degës janë zgjedhur 6 delegatë ndërsa 4 delegatë për Kuvendin e ARK-së. Në Nëndegën e Gadimes së Epërme kryetar është zgjedhur z. Nijazi Ibrahimi, ndërsa poashtu janë zgjedhur 5 delegatë për Kuvendin e Degës dhe 5 delegatë për Kuvendin e ARK-së.
AAK vazhdon suksesshëm shtrirjen, strukturimin dhe fuqizimin e saj në tërë territorin e Komunës së Lipjanit, me synimin e ofrimit të alternatives më të mire politike për qytetarët Lipjanas.”thuhet në njoftimin e AAK-Lipjan LN

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...