“I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”, shtoi ai.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë!
Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë!
I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet.
Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK’së do të protestojnë nesër (e enjte) para Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 09:30.