Ramosit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, ky është vendimi i PSG-së

PUBLIKUAR

Sergio Ramos është njëri prej shumë lojtarëve që do t’ju skadojë kontrata në verën e vitit 2023.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, mbrojtësi spanjoll nuk ka marrë ende ofertë nga Paris Saint-Germaini për vazhdimin e kontratës.

Por, gjithnjë sipas këtij mediumi, nuk përjashtohet mundësia që veterani spanjoll ta marrë një ofertë në muajt në vazhdim, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Real Madridit, i cili mund të rikthehet në aktualitet edhe tek Kombëtarja, po luan ende në nivele të larta.

Ai do t’i mbushë 37 vjet në muajin mars të vitit që vjen.

Kjo është arsyeja që futbollisti që fitoi gjithçka në karrierë, të marrë ofertë njëvjeçare nga kampionët e Francës.

Shkaku i lëndimeve, sezoni i parë i shkoi thuajse krejt huq mbrojtësit spanjoll, ndërsa në atë të dytë ka nisur t’i tregojë vlerat e tij në “Parkun e Princave”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...