Ramosi e do Messin në Barcelonë: Dua ta mposht më të mirin gjithmonë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se dëshiron që Lionel Messi të qëndrojë në Barcelonë për hir të futbollit spanjoll, por beson se superylli argjentinas e ka fituar të drejtën për të vendosur vetë për kë të luajë në të ardhmen.

Messi ka tronditur duke e kërkuar largimin nga Barça përmes një klauzole përmes të cilës beson se mund të ikë në mënyrë të njëanshme dhe falas, transmeton Gazeta Express.

Babai dhe menaxheri i tij, Jorge Messi, tha të mërkurën para një takimi me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, se djali i vet e ka të vështirë të qëndrojë në klubin të cilin e ka quajtur shtëpi për 20 vjet.

Derisa thashethemet se ai do t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City vazhdojnë të rriten, kapiteni i Madridit Ramos këmbëngul se dëshiron që ylli i rivalit më të madh të klubit të vet të qëndrojë.

“Kjo nuk është diçka në të cilën jemi të përqendruar ne, por lojtari e ka fituar të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen”, tha Ramos të mërkurën.

“Ne duam që ai të qëndrojë për shkak të futbollit spanjoll, Barçës dhe për neve, sepse ne duam që më të mirët të jenë këtu. Gjithmonë synojmë t’i mposhtim më të mirët dhe Leo është ndër ta”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...