Ramos shumë i motivuar, shpreson të jetë në gjendje të luajë ndaj Realit

PUBLIKUAR

Data 9 mars është e rrethuar në kalendarin e Sergio Ramos, pasi në këtë ditë Paris Saint-Germaini do të udhëtojë në Estadio Santiago Bernabeu për të luajtur me Real Madridin, ku dikur ishte shtëpia e qendërmbrojtësit.

Spanjolli u detyra të largohej nga stërvitjet më 30 janar pas problemeve muskulore, ndërsa aktualisht është punuar në rikuperimin e tij.

Në parim, është thënë se ai nuk mund të luajë në takimin në Spanjë, por vet futbollisti është i vendosur që të japë maksimumin që të rikthehet në kohë për atë ndeshje.

 

Mediat franceze raportojnë se ish-kapiteni i Realit është jashtëzakonisht i motivuar nga shansi për të luajtur kundër ish-skuadrës së tij

Ramos nuk është dorëzuar asnjëherë dhe ky qëndrim ka qenë vendimtar për të, sepse 35-vjeçari ka pasur probleme të vazhdueshme në sezonin e tij të parë në Paris.

Ai nënshkroi për PSG-në kur ishte i lënduar në verën e kaluar, ndërsa ka luajtur vetëm në pesë ndeshje deri më tani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...