Sergio Ramos ka hedhur poshtë sugjerimet se Real Madridit po i mungojnë golat e Cristiano Ronaldo, pas humbjes tronditëse 1-0 ndaj Alavesit në La Liga të shtunën.
Kapiteni i madrilenëve ka insistuar se edhe me Ronaldon në skuadër, Reali ka pasur kriza të shënimit të golave, transmeton Gazeta Express.
Reali ka dështuar ta shënojë qoftë edhe një gol në katër ndeshjet e fundit, tri në ligë dhe një në Ligën e Kampionëve, duke shkuar 6 orë e 49 minuta pa gol. Kjo i ka bërë shumë njerëz të sugjerojnë se gjigantit spanjoll po i mungon superylli portugez, i cili këtë verë iu bashkua Juventusit.
Megjithatë, Ramos nuk mendon kështu.
“Ka tifozë që mendojnë se neve nuk na bënë, ama është e kundërta, sepse ne jemi të parët që duam t’i gëzojmë tifozët”, tha Ramos.
“Tani njerëzit po flasin për Cristiano Ronaldon më shumë sepse ai nuk është më këtu. Por, mbajeni mend se ne kishim krizë golash edhe kur ai ishte këtu. Golat do të vijnë”, shtoi ai.
/Gazeta Express/


