Ramos po punon që të jetë i gatshëm ndaj Realit

PUBLIKUAR

9 marsi është një datë e shënuar në kalendarin e Sergio Ramos pasi sinjalizon ditën kur Paris Saint-Germain do të udhëtojë për të luajtur me Real Madridin në stadiumin që dikur ishte shtëpia e tij, Estadio Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi u detyrua të largohej nga stërvitjet për shkak të një dëmtimi më 30 janar dhe tani po punon për rikuperim, transmeton Gazeta Express.

Në parim, ai është i përjashtuar për ndeshjen në Spanjë, por vetë spanjolli është i vendosur të bëjë gjithçka që mundet për t’u kthyer në kohë për ndeshjen.

Shtypi francez thotë se ish- kapiteni i Real Madridit është tepër i motivuar për të luajtur kundër ish-klubit të tij.

Ramos gjithmonë ka thënë se nuk dorëzohet kurrë dhe kjo ka qenë vendimtare për të pasi lëndimet kanë qenë të shpeshta në sezonin e tij të parë në Paris.

Ai nënshkroi për klubin tashmë i dëmtuar verën e kaluar dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje për klubin deri më sot. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...