Ramos paralajmëron Realin: Asgjë s’ka përfunduar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet me thikë një person në Llugaxhi

 Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-të mitur, pasi...

Raportohet edhe një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Ramos është i lumtur me fitoren 2-1 kundër Bayernit, por thotë se ende është rrugë e gjatë për finale, pasi do të luhen edhe 90 minuta të zjarrta në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi e ka mposhtur 2-1 Bayern Munichun në “Allianz Arena”, me golat e Marcelos dhe Marcos Asension, që përmbysën rezultatin pasi të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Joshua Kimmich.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i lumtur me rezultatin nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Champions League, por thotë se ende s’ka përfunduar asgjë dhe se i pret një ndeshje e vështirë në “Santiago Bernabeu”.

“Prisnim që të fitonim 3-0, por e dinim se do të jetë e vështirë”, u përgjigj me shaka Sergio Ramos.

“Kjo është Liga e Kampionëve dhe ne e shijojmë këtë, sidomos përballjet me ekipe të mëdha”.

“Ekipi luajti një ndeshje solide, u mbrojt mirë dhe tashmë ishim të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë këtu (Allianz Arena)”, shtoi ai.

“Është me të vërtetë e vështirë të luash në këtë stadium kundër një skuadre shumë të mirë. Tani duhet të përfundojmë punën në Bernabeu. Nuk kemi arritur ende asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të tregojmë respekt për Bayernin”, deklaroi mes tjerash Ramos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...