Real Madridi e ka publikuar listën e 20 lojtarëve për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve në fazën e Grupeve kundër CSKA Moscow, mirëpo Sergio Ramos nuk figuron në listë.
Isco dhe Marcelo janë pritur që nuk do të marrin pjesë për shkak të lëndimeve të tyre, dhe atyre do t’iu bashkëngjitet edhe kapiteni, Ramos, transmeton Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka përjetuar një prerje në pjesën e syrit të majtë gjatë derbit kundër Atletico Madridit të dielën, ku ndeshja përfundoi e barabartë pa gola.
Në listë është edhe talenti brazilian, Vinicius Junior.
Kjo është lista e lojtarëve të Julen Lopeteguit: Keylor Navas, Kiko Casilla, Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Jesus Vallejo, Raphael Varane, Nacho, Alvaro Odriozola, Sergio Reguilon, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Marcos Llorente, Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Vinicius Junior. /Gazeta Express/


