Ramos nuk pajtohet për kartonin e kuq

PUBLIKUAR

Ramos thotë se nuk e meritoi kartonin e kuq ndaj Deportivos, por shtoi se nuk dëshiron të flasë për gjyqtarët.

Real Madridi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në La Liga, duke e mposhtur 3:0 Deportivon.

Por “Los Blancos” humbën kapitenin, Sergio Ramos, i cili u ndëshkua me dy të verdhë, për t’u përjashtuar nga ndeshje dhe tani do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Valencias.

“Nuk pajtohem me kartonin e kuq, por e respektoj vendimin e gjyqtarit”, tha Ramos.

“Nganjëherë zyrtarët duhet të shikojnë futbollin anglez dhe të na lënë të luajmë më shumë”.

“Më pëlqen sistemi i tyre, sepse në Evropë gjyqatrët janë më të butë”, u shpreh më tej Ramos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...