Ramos: Ne jemi skuadra më e mirë e Real Madridit

PUBLIKUAR

Kapiteni i Los Blancos mendon se skuadra e Zinedine Zidane është më e mira që ka pasur Madridi që nga viti 2005

Kapiteni i Real Madridit beson se skuadra e tij finaliste në Ligën e Kampionëve është njëra prej më të mirave në histori të Real Madridit.

Gjigantët e La Ligas do të takohen me Liverpoolin të shtunën në një finale në Kiev, për herë të tretë nën drejtimin e trajnerit francez.

“Është privilegj dhe nder që ne do të luajmë përsëri në një tjetër finale dhe mundësitë për ta fituar i kemi këtë trofe shumë të rëndësishëm për ne”, ka thënë ai për media.

“Duket se neve na është dhuruar si dhuratë një tjetër finale por e vërteta është se ishte shumë e vështirë për ne të arrimë këtu. Ne i bëmë skuadrat e vështira të lehta dhe arritëm në finale të Ligës së Kampionëve për çdo vit, që tri vite. Është shumë e vështirë të mendohet se këtë e ka bërë një skuadër e zakonshme sepse ne jemi skuadra më e mirë e Madridit. Kam kaluar shumë vite në Real Madrid dhe ka shumë pak sezone që nuk jemi në këtë fazë në Europë”, ka thënë kapiteni.

“Është po ashtu e rëndësishme që ne të kemi këtë stabilitet në klub. Kur erdha unë, kishte shumë ndryshime të trajnerëve dhe presidentëve. Zhveshtorja ishte e ndarë dhe kurrë nuk ishin gjërat në rregull. Tani kemi një atmosferë tepër të mirë, ne jemi të gjithë bashkë dhe ky është çelësi i suksesit të kësaj skuadre. Te ne askush nuk ka ego personale”, ka përfunduar kapiteni i Real Madridit. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...