Ramos mund ta bëjë një rikthim sensacional në Spanjë

PUBLIKUAR

Sergio Ramos mund ta bëjë një rikthim sensacional në futbollin spanjoll.

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germainit po i kalon muajt e fundit të kontratës me klubin francez dhe palët nuk kanë dhënë shenja se duan ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Për këtë arsye, mediumi “Fichajes” raporton se ish-futbollisti i Real Madridit mund të transferohet në Sevilla, përcjell “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, ish-përfaqësuesit spanjoll i duhet të pranojë t’i ulet paga nëse dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër.

Gjithashtu, raportohet se veteranin e mbrojtjes e do edhe klubi i ri i Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.

Shkaku i lëndimeve, Ramos nuk ka mundur të linte gjurmë në “Parkun e Princave”, derisa sezoni i parë i kishte shkuar thuajse i tëri në tribuna shkaku i problemeve me lëndimet.

Ramos kishte fituar gjithçka të mundshme me Real Madridin para se t’i bashkohej PSG-së si lojtar i lirë në verën e vitit 2020.

Ai konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...