Ramos: Momenti i hakmarrjes

PUBLIKUAR

Sergio Ramos është i bindur se Real Madridi mund të hakmerret ndaj Barcelonës në superderbin e të shtunës në Camp Nou.

Los Blancos u turpëruan në Santiago Bernabeu në nëntor duke pësuar me rezultat 0-4 dhe këtë fundjavë zhvillojnë ‘el Clasicon’ e dytë sezonale.

Kanë kaluar katër vite qëkur Mbretërit kanë fituar për herë të fundit në Camp Nou dhe mbrojtësi spanjoll beson se do të ndodhë tash.

“Pas rezultatit të keq në Clasicon e parë, futbolli ta jep mundësinë që të hakmerresh. Të shtunën e kemi mundësinë të luajmë si mysafirë ndaj një skuadre të shkëlqyer si Barcelona”.

“E dimë se duam të luajmë mirë dhe skuadra ka një dinamikë shumë të mirë”, ka deklaruar Ramos për Real Madrid TV. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...