Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, është treguar i kënaqur pas fitores 6-1 kundër Argjentinës, por e ka pranuar se në mungesë të Lionel Messit, Argjentina është ekip më i dobët.
“Gjithmonë është mirë të fitosh kundër një ekipi kombëtar me kaq shumë lojtarë që kanë cilësi të mëdha. Jemi në rrugë ideale drejt Kupës së Botës”, ka thënë Ramos, përcjell Express.
Messi mungoi në humbjen turpëruese ndaj Spanjës dhe Ramos nënvizoi se është evidente se pa Messin Argjentina është më e dobët.
“Leo është lojtar i mahnitshëm, i veçantë dhe Argjentina është ekip më i dobët pa të. Me Messin, Argjentina është më e fuqishme”, shtoi ai. /Express/


