Ramos është i irrituar për mënyrën se si rrjedhi El Clasico, e cila përfundoi 2-2 dhe me shumë polemika.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka bërë të ditur se në tunel lojtarët e Barcelonës i kanë bërë presion gjyqtarit kryesor, Fernandez Fernandez, i cili më pas në pjesën e dytë lejoi një gol të parregullt të vendasve, teksa AS shkruan se nuk referoi edhe një penallti në favor të mysafirëve.
“Messi dhe të tjerët I kanë bërë presion gjyqtarit në tunel. Nuk e di nëse e kanë kapur kamerat, nuk e di nëse në pjesën e dytë ai do të kishte referuar në një tjetër mënyrë – i kanë thënë gjithçka”, tha Ramos i irrituar pas ndeshjes.
“Në futboll gjithçka duhet t’i lësh në fushë, për sa kohë që nuk do t’ju lëndojë. Duhet të keni këtë respekt”, shtoi mes tjerash Ramos. /Gazeta Express/


