Ramos, më i mirë se Ronaldo në penallti – e thonë statistikat

PUBLIKUAR

Real Madridi humbi shumë gjëra kur Cristiano Ronaldo e braktisi klubin për t’iu bashkuar Juventusin këtë verë, por jo edhe ekzekutuesin e penalltive, sepse në të kanë kapitenin Sergio Ramos.

Gjatë qëndrimit të tij nëntëvjeçar, Ronaldo i shënoi plot 450 gola për Madridin, një mesatare prej 50 golave në sezon. Në mesin e tyre, 78 erdhën nga pika e penalltisë, një fushë në të cilën ai ishte specialist, me një përqindje të saktësisë prej 86.7% – 78 të sakta nga 90 të gjuajtura, transmeton Gazeta Express.

Në përgjithësi në karrierën e tij, Ronaldo ka një mesatare më të ulët: 83.3% – 105 të sakta nga 126 të gjuajtura.

Tani, detyrën e 11-metershit në Real Madrid e ka marrë Ramos, suksesi i të cilit nga penalltia është më i mirë se i Ronaldos.

Ramos i ka shënuar katër gola deri tani këtë sezon, të gjitha nga penalltia. Saktësia e tij nga pika e penalltisë këtë sezon është 100%, ndërsa gjatë karrierës së tij në “Santiago Bernabeu” është 88.9%, edhe pse ai ka gjuajtur shumë më pak penallti se Ronaldo.

Nga nëntë penallti që i ka gjuajtur për Madridin, tetë i ka shënuar. Penalltia e vetme që Ramosi e humbi ishte kundër ish-klubit, Sevillës. /Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/ramos-me-i-mire-se-ronaldo-ne-penallti-e-thone-statistikat-592524/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...