Ramos: Isco i talentuar, atë e vlerëson edhe Zidane

PUBLIKUAR

Kapiteni dhe mbrojtësi Sergio Ramos ka folur për Iscon, pas deklaratave të mediave që ai është në shitje nga Real Madrid

Kapiteni i “Los Blancos” ka thënë se është i sigurt se i tërë ky debat është gabim dhe se Isco e Zidane kanë raporte të mira.

“Nuk jam i sigurt nëse ka ndonjë gabim këtu, unë nuk kam dëgjuar. Por, Isco është një lojtarë i mahnitshëm dhe atë e vlerëson Zidane. Ai vazhdon të këtë besim në të. Për mua, ai është një lojtarë shumë i rëndësishëm, si në Madrid ashtu edhe për Kombëtaren e Spanjës”, ka thënë Ramos.

Isco shkëlqeu në miqësoren e Spanjës kundër Argjentinës mbrëmë ku shënoi het trik.

Mediat spanjolle e kanë drejtuar gishtin kah Zidane që nuk po e përdorë talentin e lojtarit. Madje edhe lojtari vet ka pranuar se nuk e kupton se pse nuk angazhohet rregullisht për Los Blancos. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...